16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Nisma i përgjigjet Vetëvendosjes për vijat e kuqe ndaj Thaçit

Deklaratave që dalin nga akterët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ua vë veshin askush nga Nisma e Fatmir Limajt.  Madje, rreth qëndrimeve të kësaj partie, Nisma as që dëshiron të komentojë.  Kështu është shprehur deputeti i këtij subjekti, Enver Hoti.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se partia e tij i ka qëndrimet e veta që i ka bërë të ditura deri më tani dhe nuk japin koment për çështje të Vetëvendosjes. 

“Nuk i komenton Nisma deklaratat e Vetëvendosjes, nuk merret me atë punë. Nisma i ka politikat e veta dhe qëndrimet e veta dhe i ka bë të qarta deri më tani. Asnjë deklaratë, asnjë qëndrim nuk e japim në kuadër të deklaratave dhe aktiviteteve që i ka Vetëvendosja. Është krejtësisht çështje e tyre”, ka thënë Hoti në një përgjigje për “Indeksonline”.

Ky reagim i deputetit vjen pas deklarimit të deputetit të VV-së, Glauk Konjufca i cili dje ka thënë se do të kërkohet nga Kuvendi që t`i vendos vija të kuqe presidentit Hashim Thaçi, ku do i bëhet me dije se nuk është person i besueshëm për t`i udhëhequr bisedimet me Serbinë.

Sipas tij, kjo mund të bëhet me krijimin e një Rezolute në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles