16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mbetet në fuqi aktakuza kundër Sami Lushtakut, Emrush Thaçit dhe 21 të akuzuarve të tjerë

Ka mbetur në fuqi aktakuza kundër Sami Lushtakut dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi aktvendimin e Themelores në Prishtinë me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara ankesat e 23 të akuzuarve për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, shkruan Indeksonline.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, E.Th., Sh.H., S.L., I.H., M.L., D.G., B.D., V.B., A.B., Y.B., G.A., Xh.Z., M.-H.L.,A.U..,I.D.,S.Gj., N.Sh.,Rr.R., R.Xh., F.M., S.T., Sh.J., dhe B.D., akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në mesin e tyre ka persona të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, arratisje të personit të privuar nga liria, lehtësim i arratisjes, lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria, pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal etj.

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij kodi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles