24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Thaçi dhe Vuçiq takohen të dielën, nis faza e fundit e dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar sot se ka marrë ftesë zyrtare për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe se takimi i tij me shefin e shtetit kosovar, Hashim Thaçi do të ndodh të dielën.

“Kam marrë ftesë zyrtare dhe delegacioni i Serbisë gjithsesi do t’i përgjigjet kësaj ftese”, ka thënë Vuçiq para pak çastesh në Beograd.

Sipas tij, ai qysh të premten do të jetë në Bruksel.

“Nga e premtja do të jem atje (në Bruksel), për mediat nuk është shumë atraktive, kurse të dielën do të vije deri te takimi im me Hashim Thaçin”, ka thënë Vuçiq.

Ky është takimi i parë i dy shefave të shteteve në fillimin e fazës së fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles