24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hashim Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes për anëtarët e KQZ-së

Departamenti për Çështje Juridike i Presidencës në një letër dërguar shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, e njofton se Thaçi, ka vendosur të emërojë grupin e parë të anëtarëve të KQZ-së dhe më datë 21 qershor në orën 10:00 do të bëhet betimi i grupit të parë të anëtarëve të këtij institucioni.

Në letrën e dërguar, të siguruar nga KosovaPress thuhet se sipas propozimit të grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala radhitet e para, nga dy të nominuarit nga ky grup parlamentar, andaj e kanë ftuar të japë betimin.

“Ndërsa, lidhur me emërimin e grupit të dytë të anëtarëve të KQZ-së, do të pritet interpretim i nënti 139 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Gjykata Kushtetuese, pasi që, Presidenti i republikës së Kosovës për të shmangur çdo dilemë se nga cilat grupe parlamentare duhet të emërohen anëtarët e KQZ-së, ka kërkuar interpretimin e këtij neni nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në letrën e dërguar Vetëvendosjes.

Për hapat e mëtejmë, në letër u është thënë se do të njoftohen me kohë.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje një ditë më parë ka reaguar në lidhje me mos konfirmimin e nominimeve nga ana e presidentit Hashim Thaçi të dy anëtarëve të KQZ-së të nominuar nga kjo parti.

Anëtari i deritanishëm i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, i cili ishte i nominuar sërish nga partia e tij, nuk ishte thirrur nga presidenca, për t’u konfirmuar nominimi i tij si anëtar i KQZ-së.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles