10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Jeremiq: Vuçiq po përgatit trazira në Kosovë

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se ka në plan të provokojë trazira në veri të Kosovës.

Ai në Asamblenë themeluese të Komitetit komunal të Partisë Popullore në Vozhdovc deklaroi, se Vuçiq planifikon të provokojë trazira në muajt e ardhshëm, në mënyrë që marrëveshja me Prishtinën që nënkupton anëtarësimin e saj në OKB, të përjetohet si lehtësim.

Sipas vlerësimeve të tij, qeveria merr në këmbim mbështetjen ndërkombëtare për koncesionet mbi Kosovën, e cila nuk kritikon autoritetet e saj. Jeremiq shtoi se Vuçiq, nëse lejohet ‘të shesë’ Kosovën, do të ofrojë ‘shfarosjen e Republikës Serbe’, dhe pastaj, në të njëjtën mënyrë, do ta futë Serbinë në NATO.

Jeremiq tha po ashtu se Qeveria e Serbisë “është në një gjendje de facto të okupimit”.

Ndaj deklarimeve të Jeremiq ka reaguar shefi i të ashtuquajturës Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq, i cili tha se këto vlerësime janë papërgjegjshmëri e plotë politike dhe mos stabilitet personal.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles