6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Albulena Haxhiu: Haradinaj është vegël e Hashim Thaçit, thjeshtë një ushtrues detyre!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për tërheqjen e “Platformës së Dialogut”, nga ana Qeverisë Haradinaj për diskutim në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu tha për “Gazeta Blic”, se është fakt se Qeveria e pakicës nuk e ka përkrahjen në raport me dialogun me Serbinë.

Ajo e ka cilësuar Kryeministrin Haradinaj si vegël të Hashim Thaçit. Sipas saj Haradinaj është thjeshtë një ushtrues detyre.

Haxhiu ka thënë se LVV do të angazhohet që në situata të tilla, kur, kryeministri nuk ia do të mirën vendit, ta rrëzojë atë.

“Ne nuk besojmë që Qeveria e pakicës ka vullnet të bëjë diçka të mirë për Republikën e Kosovës, vet platforma që e ka propozuar kjo Qeveri në Kuvendin e Kosovës është dëshmia që ky njeri nuk është një kryeministër i vendit, ky është një ushtrues detyre i Presidentit Thaçi që vepron vetëm sipas interesave të tij dhe dirigjohet apo thënë më saktësisht është shndërruar në një vegël të tij. Prandaj, ne nuk presim nga ky kryeministër të ketë qasje ndryshe dhe për këtë nuk e ka mbështetjen për platformën e tij dhe ne asnjëherë rrethanë nuk do ta pranojë, dhe ajo që duhet të angazhohemi në situata që ta rrëzojmë këtë Qeveri”, deklaroi Haxhiu për Gazeta Blic.

Lëvizja Vetëvendosje i ka të qarta qëndrimet e veta karshi dialogut me Serbinë ka thënë Haxhiu, andaj në një situatë të tillë duhet të ketë vlerësim të dialogut të deritanishëm.

“Ne si subjekt politik i kemi të qarta qëndrimet tona politike në raport me dialogun siç edhe i kemi pasur në vazhdimësi dhe që është dëshmuar se ata kanë qenë të drejta dhe në favor të Republikës së Kosovës, për shkak se i gjithë procesi i dialogut ka qenë një proces shumë i dëmshëm, andaj ne konsiderojmë që nuk mund të ecim tutje në qoftë se paraprakisht nuk bëjmë një vlerësim të dialogut të deritanishëm”, është shprehur ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes ka deklaruar se me subjektet e tjera politike mund të kenë kundërshtime të ndryshme, por, në raporton me Serbinë duhet të kenë të qëndrim të njëjtë.

“Nëse nuk kemi një dialog të brendshëm për çështjet tona të jashtme për faktin se ne mund të kemi kundërshtime politike, programore, konceptuale me subjektet tjera politike por në raport me Serbinë duhet ta kemi qëndrimin e njëjtë për shkak se Serbia vazhdon të thirret në shtet armiqësor kundër Kosovës, ne nuk mund të vazhdojmë me çasjen e njëjtë sikurse është bërë”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka bërë thirrje që në dialog të përfshihen edhe akterë të tjerë përveç politikës.

“Ne duhet të kemi dialog të brendshëm i cili do të përfshinte edhe akterë tjerë përveç politikës, shoqëria civile, akademinë e shkencave, sindikatat dhe sigurisht që pas këtyre dy pikave do të mund të kemi një konsensus të përbashkët në raport me dialogun”, ka deklaruar Deputetja Haxhiu.

Qeveria e Kosovës me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka tërhequr nga Seanca e Kuvendit, Platformën për bisedime me Serbinë, e cila ishte parashikuar të diskutohej si një nga pikat e rendit të ditës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emër të qeverisë, ka parashtruar kërkesën për ta hequr nga rendi i ditës platformën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, projekt-platforma në fjalë kërkon debate e diskutime të brendshme politike për konsensus, para se të shqyrtohet për miratim në Kuvend.

“Në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj, me mirëkuptim kërkoj të tërhiqet lënda projekt-platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend me 23 prill 2018”, tha Reçica.

“Ky veprim bëhet në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsensusi sa më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për Platformën shtetërore për finalizimin e dialogut me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Qeveria thotë se e ka miratuar këtë platformë, duke qenë e përkushtuar për të ndërtuar paqe në rajon, për marrëdhënie të mira fqinjësore me shtetet e rajonit dhe duke rikonfirmuar se Kosova respekton marrëveshjet ndërkombëtare.

Me këtë platformë, Kosova insiston që dialogu të mbyllet me Marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, përmes së cilës duhet të ketë njohje reciproke mes dy shteteve. Aty Presidenti autorizohet të zhvillojë bisedimet për arritjen e Marrëveshjes ligjore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles