24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Milaim Zeka konfrontohet me Albulena Haxhiun e Xhavit Halitin!

Deputeti i Nisma-s Social Demokrate sot në Kuvendin e Kosovës duke folur për krimin dhe korrupsionin e organizuar në vend, ka shpërthyer në akuza, raporton Blic.

Filimisht kërkoj nga Kryetari i LVV-së, Albin Kurti që të distatohet nga fjalori i deputetës, Fitore Pacolli i cili disa herë i tha Kryeministrit Haradinaj, po rren.
Nuk mjaftojë kjo, Zeka foli edhe për pjesën ku Pacolli kërkoj nga Haradinaj të jap dorëheqje.

Ai tha se nëse japin dorëheqje deputetët që janë me aktakuza, atëherë askush s’do të mbetej në Kuvend.

“Hajde të japim dorëheqje ne deputetët që kemi aktakuza, kuvendi do të mbes tangallë. Unë kam qenë nën aktakuzën e EULEX-it. Me e pas kryeministri naj gjyqtar jaran, Enver Hasani nuk do të lirohej nga akuza, jo për diçka por akoma nuk ka krijuar kontakte. UNMIK-u dhe EULEX-i ja ka bo krejt faqet e zeza këtij vendi”, ka theksuar Zeka.

Më tej vazhdoj fjalimin e tij tha se Kryeprokurorja e EULEX-it, Isabelle Arnal, ka kryer marrëdhënie intime me një politikan kosovar.

“EULEX e UNIMK-u faqen e zezë e ka bërë në Kosovë, kryeprokurorja Isabelle Arnal ka pasur marrëdhënie intime me një politikan të kalibrit të lartë në Brezovicë, e kjo veç për me ia ngul Fatmir Limajt”, tha Zeka.

Pas këtij fjalimi ka reaguar, Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti i cili kërkojë që t’i ndalet fjala, prapa Zeka vazhdoj fjalimin e tij.
Haliti i tha që të ketë kujdes me fjalorin sepse edhe sot edhe në ditën e djeshme e ka tepruar me këtë fjalorë.

Në anën tjetër, Deputetja Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Zeka që të thërras konferencë për media e të mos flasë për këto çështje në Kuvend.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zekës i cili tha se unë nuk thërras konferencë, thirrni ju duke iu drejtuar Haxhiut, madje kërkoj nga ajo që të tregoj se kush ia ka paguar Vetëvendosjes zyret.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles