24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Partitë politike duhet të nisin punën për reformën zgjedhore

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se partitë politike duhet të arrijnë konsensusin për fillimin e punës për reformën zgjedhore.

Në një konferencë për shtyp, Tahiri tha se e gjithë platforma e propozuar nga Kadri Veseli, me 5 çështje të interesit nacional, duhet të ecë përpara. Gjithsesi ai ka shtuar se një prej atyre që mund të konkretizohet është reforma zgjedhore.

“Sa i përket vetë Reformës Zgjedhore, në esencën e saj, Partia Demokratike e Kosovës e sheh si kusht themelor dhe të domosdoshëm, garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë, korrekt e të paanshëm. Ne të gjithë marrim pjesë në jetën politike ku pushteti sovran i popullit legjitimon me votë përfaqësuesit që bartin atë pushtet legjitim, në mënyrë që të realizojnë aspiratat dhe kushtet e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë.
Prandaj, ne e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme që rezultati i kësaj reforme, të jetë një sistem elektoral që siguron qytetarët me të drejtë vote të vendit tonë, se vullneti i tyre ka shkuar në vend”, ka thënë ai, derisa ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës, edhe në rrafshin politik, edhe në rrafshin profesional përmes ekspertëve të saj, është e gatshme për të dhënë kontributin maksimal, që një proces i tillë të realizohet sa më parë.

Tahiri deklaroi se pjesë e kësaj Reforme duhet të jenë jo vetëm subjektet politike, por edhe institucionet tjera dhe shoqëria civile, jo vetëm për të përmbushur kriterin e gjithë përfshirjes por për t’i dhënë hapësirë të mirëfilltë një sektori debatues që në fund të ketë një reformë zgjedhore që është tërësisht funksionale.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles