18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mungon anestezioni në QKUK, trajtohen vetëm rastet urgjente

Në Klinikën Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportimeve që kanë ardhur në KALLXO.com për shkak të mungesës së barnave të anestezionit ka filluar të ndryshohet programi operativ.

KALLXO.com ka kontaktuar Klinikën dhe ka marr konfirmim se gjendja është e tillë, sipas burimeve tona brenda Klinikës Torakale anestezion ka në sasi të vogël dhe operimet po kryhen vetëm për rastet më urgjente.

“Operacionet tashmë po bëhen me një intensitet më të ulët për shkak të sasisë të limituar të barnave të anestezionit, prioritet ju jepet rasteve me karcinoma. Tashmë ka dy ditë që po punohet me këtë lloj programi”, kanë thënë burime brenda Klinikës.

Dje  është raportuar se mjekët po kërcënojnë me grevë për shkak të mungesës së barnave ndërsa pacientët vazhdojnë të presin për barnat që janë në mungesë për më shumë se tre muaj në Klinikën e Onkologjisë.

Të kujtojmë se Qeveria e Kosovës i ka ndarë dy ditë më parë 53 milionë euro kompanisë Bechtel Enka si formë e dënimit për shkak të vonesave në pagesa.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles