10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti i ashpër me diplomacinë e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur kritikë me diplomacinë kosovare.

Hoti ka thënë se tani aktivitet kryesor i diplomacisë kosovare është parandalimi i tërheqjeve të njohjeve. Madje, thotë se, “ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse”.

Postimi i plotë i Hotit:

DIPLOMACIA E KOMPROMETUAR E SHTETIT

Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.

Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.

Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse.

Kjo është diplomacia e Kryeministrit Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit.

Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës.

Ata që i duan të mirën këtij vendi duhet të bëhen bashkë dhe të mbështesin LDK-në dhe partnerët e saj për të ndaluar degradimin e shtetit të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles