24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hoti ka dy fjalë për presidentin Thaçi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti  duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, ka thënë se asnjë marrëveshje e cila cenon Kushtetutën e Kosovës, nuk do të jetë e pranueshme.

Hoti madje ka thënë se ata që po bëjnë negociata të fshehta dhe pa mandate do të përballen me refuzim popullor.

Ky është postimi i Hotit

Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që kemi bërë për paqe në rajon.

Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.

Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles