19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria nis hetimet për 8 milionët në kompleksin “Adem Jashari”

Për keqpërdorimin e mundshëm të rreth 8 milionë eurove që ishin destinuar për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, që është nën menaxhimin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Prokuroria e Shtetit ka nisur hetime.
Këtë e ka bërë të ditur për Ndërtimi.info zëvendësprokurori i Prishtinës Ibrahim Berisha. Ky i fundit nuk ka specifikuar krejtësisht se cilët janë hapat që janë ndërmarr, por që të gjitha gjetjet do të bëhen të ditura më vonë.

Siç tha ai e rëndësishmja e gjithë kësaj është se në këtë drejtim kanë filluar veprimet.

“Ka diçka në atë drejtim, është nisur diçka, por nuk mund të them saktë. Kemi kërkuar lëndë një lëndë por nuk kemi rënë në të por shumë shpejtë do e verifikojmë. Kemi ndërmarr disa veprime por nuk po mundem për momentin të them asgjë. Por ka filluar diçka në atë drejtim”, tha Berisha.

Për keqpërdorimet e parave të ndara për këtë kompleks u bë debat pas publikimit të reportazhit “Një mëngjes mund të na çelë me “Kullën e rrëzuar të Jasharajve”.

Kullat e Jasharajve janë në gjendje pranë rrëzimit, si pasojë e mos-kujdesit të duhur ndaj tyre, nga organet kompetente. E, për mos-ndërhyrjen në këto kulla si arsyetim u dha se duhet të miratohet ligji i ri për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Mirëpo, kjo arsye e dhënë nga Agjencia për Menaxhimin e komplekseve Memoriale është hedhur poshtë nga institucionet tjera të vendit dhe nga politikanët.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Projektligjin për këtë kompleks e kanë  miratuar me votat pro të gjithë anëtarëve, ndërsa abstenoi vetëm deputeti i Listës Serbe, Srdjan Mitroviq.

Deputetët u pajtuan që të gjithë të jenë pjesë e komisionit për harmonizimin e ligjit, derisa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se duhet të miratohet sa më parë ky ligj në mënyrë që të mos mbetet peng ndërhyrja në kullat e familjes Jashari.

Nëse ky projektligj miratohet në Kuvend, Qeveria do të detyrohet që deri në fund të viti 2021 të ndajë 21 milionë euro për kompleksin “Adem Jashari”, mjete këto që nuk janë paraparë në planifikimet buxhetore të shtetit.

Projektligji me 17 nene pritet që ta zëvendësojë Ligjin e vitit 2004 me 9 nene, nëpërmjet të cilit asokohe u bë shpallja e kompleksit përkujtimor “Adem Jashari” si hapësirë me interes të veçantë. Me Projektligj përcaktohet statusi i Kompleksit dhe obligimet e institucioneve të Kosovës për planifikimin, ndërtimin, mbrojtjen, konservimin, restaurimin, administrimin, kujdesin dhe prezantimin e tij. Në këtë dokument përcaktohet edhe shpronësimi i një sipërfaqeje prej 450 hektarësh. Kompleksi do të jetë zonë e interesit të veçantë

Më 7 maj në këtë komision Idriz Blakaj, Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës kishte thënë se vetëm pas miratimit të Ligjit për Komplekset Memoriale do të mund të ndërhyhet në Kullën e Jasharajve.

Media Ndërtimi e ka bërë reportazhin e parë që e ngriti këtë problem. E më pas ka vazhduar edhe me dokumentarin “Kullat që gjëmojnë për ndihmë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles