15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari në Rezallë: I kujtojmë jo vetëm për përvjetor, me zotimin për shtetin tonë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë sot në përkujtimin e një nga masakrat më të mëdha që kanë ngjarë në këtë komunë, ku morën pjesë përfaqësues nga pushteti qendror e lokal, deputetë, veteranë e familjarë të shumtë të dëshmorëve si dhe Rifat Jashari.

Ai ka shkruar po ashtu se “do t’i kujtojmë këta dëshmorë jo vetëm për përvjetorë, me zotimin dhe përkushtimin për shtetin tonë”.

Ja postimi i plotë i Jasharit:

Në Rezallë, para 19 vitesh, u bë një masakër e paparë, kur forcat serbe, vranë barbarisht, 98 qytetarë duarthatë, më pastaj i zhvarrosën dhe tentuan të humbin gjurmët e krimit.

Sot, i kujtojmë me dhimbje dhe respekt.

Ne do t’i kujtojmë këta dëshmorë jo vetëm për përvjetorë, me zotimin dhe përkushtimin për shtetin tonë, për të cilin këtu në Rezallë dhe mijëra dëshmorë tjerë në tërë vendin e dhanë jetën për liri.

Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles