Prizrenasit thyen dominimin e Sigal Prishtinës, duke e mposhtur pikërisht ekipin bardhekaltër në finalen e katërt.
Bashkimi ishte më i mirë sonte në “Sezai Surroi” dhe fitoi në fund me rezultat 77:62.
Kjo ishte fitorja e tretë e Bashkimit në serinë finale të “play-off”-it, karshi një të prishtinasve.
Në palestrën prizrenase tani ka nisur një festë e madhe.
Ky ishte titulli i parë kampion në histori të Bashkimit.