10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

PAN ende pa kandidatë për anëtarë të KQZ-së

Partitë e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) pritet që shumë shpejtë të dërgojnë emrat e kandidatëve të tyre për anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për Indeksonline se gjatë këtyre ditëve pritet dërgimi i emrave te presidenti, ani pse ata ende nuk janë caktuar.

Nëse PAN do të ketë vetëm dy anëtar në KQZ, atëherë njëri subjekt nga PAN do të mbetet pa anëtar në këtë komision.

“Do t`i dërgojmë emrat si koalicion gjatë këtyre ditëve”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Detaje rreth kësaj çështje nuk kanë dhënë as anëtarët e Nismës Socialdemokrate.

Krejt çka ka deklaruar deputeti Enver Hoti është se partia e tij do ta kryejë obligimin e saj në kohë.

“Gjithçka që është brenda normave dhe rregullave që e kërkon detyrimi ynë ndaj KQZ-së, ne do ta bëjmë me kohë”, është shprehur ai për Indeksonline.

Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka tentuar të marrë edhe deklarimin e AAK-së, por zyrtarët e saj nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë se anëtarëve të tashëm të KQZ-së u ka kaluar mandati. Ndërsa, deri më tani, partitë që ia kanë dorëzuar emrat e kandidatëve Zyrës së Presidentit, janë Vetëvendosje dhe LDK.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles