9.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Në takimin e partive do të marrin pjesë edhe ndërkombëtarët

Sot nga ora 13:00, do të mbahet takimi i dytë i krerëve të të gjitha partive politike në vend, kësaj here të thirrur nga PDK.

Ky takim vjen pas atij të thirrur nga LDK, ku po tentohet të gjendet kompromisi për një unitet për temat e mëdha që e presin vendin, siç është faza e re e dialogut me Serbinë, që llogaritet si fazë e cila do të nxjerrë një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim, pritet të jenë të pranishëm, si vëzhgues edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, zyra e BE-së në Prishtinë, OSBE dhe NDI.

Në takimin e së martës që do të mbahen në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës, kryetari i PDK-së Kadri Veseli përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur, të ketë propozuar që të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për Agjendën e Integrimeve Evropiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës, Reformën Zgjedhore, Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles