13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Me ceremoni shtetërore, varroset polici Malësor Dashi /FOTO

Malësor Dashi, polici që u aksidentua të shtunën e javës së kaluar është varrosur në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

Ai u zhduk për 5 ditë në lumin Lepenc  për tu gjetur ditën e djeshme pa shenja jete.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë qindra qytetarë, e në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli ka thënë se Malësor Dashi ka qenë djalosh që ishte i gatshëm t’i shërbente atdheut.

Veseli theksoi se nuk ka asgjë më krenare sesa t’i shërbesh vendit, sikur bëri polici Dashi.

“Nuk është ditë e lehtë për asnjë nga ne. Po ndahemi nga një djalosh i ri. Njeri i gatshëm që i shërbeu atdheut të vetë në paqe, po ndahemi nga një kontributdhënës i paqes dhe lirisë së Kosovës. Gjithë këta policë përballë e dijnë peshën e dhimbjes, por edhe përgjegjësinë që kanë për qytetarët dhe vendin tonë. Nuk është e lehtë tu shërbesh njerëzve tu, por ska asgjë më të shenjtë dhe krenare kur i shërben atdheut.  Në emër të të gjitha institucioneve i shprehi ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli, raporton lajmi.net.

Ngushëllime familjarëve dhe miqve të Malësorit u shprehu edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.

Kurse me lotë në sy Malësorin e ka përkujtuar edhe togeri i Policisë në stacionin e Kaçanikut, Ismet Dervishi.

Ai tha se Malësor Dashi ishte shembull për të kryer detyrat me përkushtim, dhe për t’i mbrojtur qytetarët.

Garda e nderit në këtë ceremoni shkrepi me armë zjarri në ajër, në nderim të Malësor Dashit, polici që vdiq në detyrë.

66881335554412366-copy42354-copy

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles