8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Rama: S’ka rrezik nga Turqia, Erdogani e përcolli në televizion shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raportet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë lloj kërcënimi.

Në një intervistë për “Ora News”, Rama, duke komentuar deklaratat e David Phillips, ekspert i politikës së jashtme në SHBA dhe drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut, i cili në një intervistë të disa ditëve më parë për Zërin e Amerikës është shprehur se Shqipëria duhet të merr seriozisht kërcënimet ndaj sovranitetit që vijnë nga Rusia dhe Turqia,ka thënë se ka marrëdhënie shumë pozitive me profesorin ndërsa tha se nuk ka çfarë të zgjedh mes këtyre të dyjave.

“Unë do zgjidhja një kafe me profesorin dhe ta diskutoj me të se sa larg është profesori me këtë përshkrim të realitetit që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Nëse do i merrnim me radhë”, ka thënë ai.

“Së pari, unë nuk i kërkoj leje dhe nuk i jap llogari asnjë profesori dhe asnjë tjetri se në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma. Nuk kam kërcyer ndonjëherë se për fat të keq nuk e kam atë talent. Së dyti, jam ndjerë i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës. Së treti, marrëdhëniet tona me Turqinë nuk përbëjnë në asnjë rast, jo kërcënim të sovranitetit dhe asnjë lloj kushtëzimi dhe profesori, që është një njohës jo i keq i çështjeve të rajonit, duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur. Dhe deklarimi i pavarësisë në parlamentin e Kosovës është ndjekur nga qeveria turke dhe kryeministri i atëhershëm, presidenti i sotëm i Turqisë live në tryezën e qeverisë, në momentin që kur të deklarohet pavarësia, të ngrihet dora për të njohur Kosovën”, ka thënë Rama.

Nga ana tjetër, thotë Rama, Profesori e di shumë mirë që Shqipëria është një vend ku jetojnë të krishterë dhe myslimanë.

Nëse të krishterët katolikë morën katedralen e tyre në Tiranë dhe nëse të krishterët ortodoksë morën katedralen e tyre në Tiranë, myslimanët e këtij vendi meritonin të kishin tempullin e tyre të barasvlershëm, as më të madh as më të vogël me këta tempuj të tjerë.

“Besoj se është bërë gjëja e duhur. Sa i përket financimit, profesori duhet ta dijë se ky është një financim i dhënë nga Komuniteti Mysliman Turk dhënë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe komunitetit mysliman nuk varet nga qeveria e Shqipërisë. Nuk merr leje nga kryeministri nëse merr apo jo financime, mjafton që financimet mos jenë nga terrorizmit. Me keqardhje them për profesorin se këto janë broçkulla. Sa i përket kërcënimit, më ka ardhur për të vjellë, këtu në Tiranë. Nuk kam thënë do ketë rritje të islamizmit. Më vjen për të vjellë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit mediatik që flasin për shantazhim të Evropës”, u shpreh Rama.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles