16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi e Vuçiq në takim të përbashkët në Shkup

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brijunit.

Në këtë takim, përveç presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, do të marr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Objektivi kryesor i procesit Brdo-Brijun është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura.

Takimi do të nis nga ora 16:00 dhe mbahet në Shkup të Maqedonisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles