11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Fotografi e paparë deri më tani kur Haradinaj ishte rrahur me ushtarët rusë

Një fotografi e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e vitit 2000 është shprëndarë nëpër portalet serbe gjatë ditës së sotme.

Kjo fotografi e papublikuar më parë tregon lëndimet që Haradinaj kishte pësuar nga përleshja me forcat ruse menjëherë pas luftës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Fotografia është publikuar nga “Republika.rs”.

E edhe në vitin 2013 një organizatë serbe e quajtur  “Srpski Narodni Pokret”, u kishte dërguar mediave në Serbi fotografi menjëherë pas sulmit që forcat ruse i kishin bërë Haradinajt.

Aty ishte dhënë edhe versioni i kësaj ngjarje ku thuhej gabimisht se gjithçka ka ndodhur në Mushtisht afër Suharekës, e siç dihet përplasja kishte ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të Klinës, transmeton lajmi.net.

“Njësia ruse pjesë e KFOR-it kishte ndalë një veturë me terroristë të armatosur në mesin e të cilëve ishte edhe Haradinaj. Pasi që shumë shpejtë janë mposhtur dhe çarmatosur Haradinaj i ka thënë parashutistit rus se është xhudist dhe se do të bisedonin ndryshe po të mos ishte ai armatosur”, thuhej në njoftimin e kësaj organizate nacionaliste serbe.

Më pas aty theksohej se ushtaraku rus kishte urdhëruar që t’i zgjidhen duart Haradinajt, ku edhe kishte filluar konfrontimi fizik mes tyre./Lajmi.net/

Fotografia e paparë deri më tash… Haradinaj pak kohë pas përleshjes me forcat ruse.

Momenti i arrestimit pak çaste pas përleshjes…

rammtt

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles