15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarët e Kuvendit harxhuan 116 mijë euro për dreka dhe darka

Rreth 120 mijë euro janë shpenzuar për drekat dhe darkat e zyrtarëve të Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2017, është bërë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Në mbledhjen e sotme, komisioni ka shqyrtuar dhe miratuar raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2017.

Ishte kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, ai i cili kërkoi sqarim për harxhimin e 116 mijë eurove për dreka zyrtare të stafit politik. Abdixhiku u shpreh i habitur për, siç tha ai, “pagesën e drekave për dikë që punën në kompani private”.

“Tregoni çka janë këto shpenzime për dreka zyrtare. A janë vetëm të stafit politik apo të tjerëve? Unë se di pse institucionet me qit dreka, për dikë kur punon në kompani private?”, pyeti Abdixhiku, Insajderi.

Ndërkaq, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili ishte ftuar për raportim në mbledhjen e komisionit, i arsyetojë shpenzimet për dreka dhe darka. Tha se gjatë vitit mbahen shumë takime me zyrtarë të huaj.

“Janë staf që organizojnë takime të niveleve të larta, zyrtarë protokolli të një shteti tjetër kur vijnë për t’u takuar me zyrtarë tanë”, ka thënë sekretari i Kuvendit.

Sekretari i Kuvendit po ashtu tha se në shpenzimet e vitit 2017 për paga dhe mëditje janë realizuar 95,6%, mallra dhe shërbime 77,24%, shërbime komunale, 82,1% , shpenzime kapitale 29,74%.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles