18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

“Qeveria ta ndryshojë ligjin për FSK-në dhe të krijojë Ushtrinë edhe nëse kundërshtohet nga NATO”

Në programin legjislativ të vitit 2018 është paraparë që Qeveria e Kosovës t’ia procedojë Kuvendit projektligjin për krijim e ushtrisë në fund të këtij muaji.

Mirëpo, fuqitë e mëdha nuk po e përkrahin krijimin e Ushtrisë së Kosovës pa ndryshime kushtetuese. NATO ka deklaruar se Ushtria duhet të bëhet në bazë ndryshimeve kushtetuese si dhe me përkrahjen e minoriteteve, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, Lista Serbe vazhdimisht deklarohet se nuk do ta lejojë krjimin e Ushtrisë së Kosovës pasi sipas tyre mund të destabilizohet vendi dhe rajoni.

Skender Preteshi nga Qendra Kosovare për Studime dhe Siguri, thotë se tani për tani është e pamundur ndryshimi i mandatit të FSK-së.

“Është e vështirë dhe e pamundur në momentumin aktual që FSK të ndryshoj mandatin e saj dhe të transformohet në Forca të Armatosura  të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, shkaku i hezitimit të deputetëve të Listës Serbe për të votuar në favor të këtij ndryshimi. Lista Serbe nuk e sheh si prioritet themelimin e Forcave të Armatosura, sepse një gjë e tillë nuk është e pranueshme nga Serbia.  Serbia në strategjinë e re të mbrojtjes së saj, e ka paraparë themelimin e Ushtrisë së Kosovës si rrezik të saj direkt, dhe ka kërcënuar serbët e Kosovës të cilët e mbështesin këtë proces. Ky argument i Serbisë nuk qëndron sepse Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë forca kryesisht të karakterit defanziv dhe nën frymën e bashkëpunimit me të gjitha shtetet e rajonit”, ka thënë Preteshi për lajmi.net.

Ai ka theksuar se Qeveria dhe Kuvendi duhet të zbatojnë një plan të dytë dhe ta bëjnë ndryshimin nëpërmjetë ligjit aktual të FSK-së.

“Pra kërkohet një unitet politik i faktorit politik shqiptar që të përfundohet ky proces. Edhe nëse ky proces mund të kundërshtohet nga NATO apo BE, Qeveria e Kosovës duhet gjithsesi të bëjë ndryshimin e ligjit aktual të FSK-së dhe të krijoj Ushtrinë e Kosovës. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është e drejtë e brendshme e Kosovës dhe nuk duhet të ketë hezitim për përfundimin e këtij procesi”.

Sipas Preteshit, themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës ka një mbështetje edhe tek qytetarët serbë të Kosovës, të cilët kanë shfaqë një interesim të madh për të qenë pjesë e FSK-së, si dhe në të ardhmen të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Kjo shihet edhe me faktin që ka një rritje të lartë të numrit të pjesëtarëve të FSK-së nga komuniteti serb, sidomos të atyre prej Veriut të Kosovës”, ka përfunduar Preteshi.

Sot drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës duke thënë se në bazë të ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles