4.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Hajredin Kuçi: Kjo është arsyeja pse u largova nga politika (Video)

Njëri nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, tash e disa kohë është larguar nga skena politike duke mos qenë pjesë e qeverisë aktuale.

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministër i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili ishte edhe “krahu i djathtë” i presidentit Hashim Thaçi, ka lënë anash politikën për të vazhduar profesionin e tij në universitet.

Ai në një intervistë për portalin Arbresh.info ka thënë se ka vazhduar rrugëtimin e tij si profesor në universitet, por nuk ka lënë anash aktivitete e tija në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kam qenë aktiv për aq sa kam pasur rolin në shoqëri dhe kam vazhduar aty ku kam qenë ma herët në kuptimin profesional në universitet dhe në kuptimin politik në PDK. Natyrisht roli im nuk ka qenë pritar siç ka qenë në institucione dhe unë kam qenë i kujdesshëm që qëndrimet e mia t’i them në forumet e partisë e më pak në opinion” ka thënë ai.

Kuçi ka thënë se skena politike ka nevojë për njerëz të ri dhe mendime te reja.

“Koha e vendosjes së vetës në vend të parë, është kohë që kam reflektuar dhe kam bërë mirë. Ka hapësirë për njerëz të ri për mendime të reja. Momente të caktuara do ta shohim vendin dhe hapësirën e secilit por edhe timen”, ka thënë Kuçi.

Ai po ashtu ka komentuar edhe punën e ministrit aktual, Abelard Tahirit, i cili ka thënë se ndihet mirë kur Tahiri pason punën dhe kontributin e Kuçit për Ministrinë e Drejtësisë.

“Ndërtimi i arkitekturës që ka qenë synim i imi dhe ndërtimi i disa standardeve ne drejtësi. Kam menduar në lidhet në infrastrukturën që ka bërë Ministria e Drejtësisë. Unë mendoj që tani me intensitet të shtuar ministri aktual është duke bërë një punë të mirë një punë profesionale që garanton edhe funksionimin e sistemit të pavarur në Kosovë por edhe krijimin e politikave të drejta të Ministrisë së Drejtësisë. Unë ndihem mirë kur e shoh një njeri si ai që pason punën time”, është shprehur Kuçi.

Hajredin Kuçi, në zgjedhjet e fundit në Kosovë nuk ka arritur të siguroj votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet. Ai ka arritur të marrë rreth 7 mijë e 500 vota, e të cilat nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles