9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili: Po marrin fund pritjet e gjata dhe shërbimet jo cilësore të qytetarëve

Pritjet e gjata të qytetarëve dhe shërbimet në kushte jo të favorshme për ta, shumë shpejt pritet të marrin fund në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai ka thënë se këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund shumë shpejtë.

Statusi i plotë:

Qytetarët tanë për shumë vite kanë pritur nëpër bodrumet e QKUK-së dhe në kushte aspak të favorshme për të marrë shërbime cilësore. Këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund. Investimi, që po e bëjmë në ambulancat e reja specialistike, do të mundësojë që qytetarët t’i marrin shërbimet e tyre në një objekt modern, në kohë dhe të pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe laboratorët. Ata meritojnë kushte më të mira për trajtime dhe gjatë këtij mandati, ofrimi i këtyre kushteve do të jetë përkushtimi im.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles