10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Murati: Privilegjet kushtetuese të serbëve, themel i jofunksionalitetit të Kosovës

Kryetari Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se sot janë bërë 10 vite nga kur u miratua kushtetuta, e cila është kopje e parimeve të Pakos së Ahtisarit, shkruan Indeksonline.

Murati ka thënë se duhet të jemi të vetëdijshëm se  shumica e problemeve të Kosovës janë kushtetuese, ndërkaq sipas tij privilegjet kushtetuese për serbët janë themeli i jofunksionalitetit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Sot po bëhen 10 vjet prej kur u miratua Kushtetuta e Kosovës, e cila është kopje e parimeve të Pakos së Ahtisaarit. Anash lavdërimeve dhe krenarisë për kushtetutën, ne si shoqëri duhet të jemi të vetëdijshëm se shumica e problemeve që sot ka Kosova në funksionimin e saj janë kushtetuese. Mbi të gjitha privilegjet kushtetuese dhe juridike për pakicën serbe, të cilat kanë natyrë bllokuese dhe shantazhuese janë themeli i jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës. Procesi politik dhe juridik, i cili duhet të pranojmë që nuk është fare i lehtë, që do të çonte drejt ndryshimit të kësaj kushtetute është themeli i vendosjes së plotë të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles