6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon terrori në Siri, rreth 70 të vdekur nga sulmet me armë kimike

Të paktën 70 persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm me armë kimike në qytetin Dumy të Sirisë, raporton BBC.

Qeveria siriane këto raportime i ka cilësuar si “trillime”.

Kurse AP dhe Reuters raportojnë se numri i të vdekurve është më i ulët, diku rreth 40.

BBC thekson se deri më tani askush nuk ka konfirmuar ndonjë nga akuzat për sulme kimike.

Disa grupe të vëzhgimis,t aktivistë, dhe mjekët kanë thënë në deklarata publike se është sulm kimik, por shifrat nuk po përputhen, dhe nuk po dihet çfarë po ndodhë.

“70 njerëz kanë vdekur, dhe qindra të tjerë janë të plagosur”, tha Raed al Saleh, kreu i helmetave të bardha.

Qendra mediale e East Gute, në Duma, pohon se më shumë se 75 njerëz u vranë, dhe më shumë se 1 mijë tjerë janë prekur nga sulmi me armë kimike.

Departamenti amerikan i shtetit i ka quajtur “tmerruese” raportet e viktimave nga sulmet në Siri, dhe ka kërkuar që bota të reagojë.

Ata i kanë bërë thirrje Rusisë që “menjëherë të pushojë mbështetjen e qeverisë siriane”, raporton Reuters.

“Këto akuza nëse janë të konfirmuara, janë të tmerrshme dhe kërkojnë reagim”, tha zëdhënësja e departamentit amerikan të shtetit, Heather Noert.

Grubi rebel serial Jaish al-islam ka akuzuar forcat qeveritare dje se bombat kanë përmbajtur kemikale toksike në Guttën Lindore.

“Regjimi i Assadit dhe aletatëve të tij po vazhdojnë krimet”, tha për Al Hadat TV, Zëdhënësja e grupit.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut raportoi se 1 raste të simptomave të vdekjeve nga elementet kimike në Gutën Lindore janë paraqitur së fundi, përfshirë edhe fëmijë.

Por, mediat shtetërore siriane kanë mohuar raportet e sulmeve kimike.

“Terroistët e Jaish al-Islam po përdorin mediat për fabrikimin e lajmeve për sulmet kimike”, njoftoi agjencai SANA.

Pas këtij sulmi qeveria siriane u shpreh e gatshme të diskutoj me grupin rebel Jaish al-Islam.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles