24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptari në Gjermani vret nipin nga hakmarrja dhe e hedh në liqen

Më 16 prill në Gjykatën e Landit, në Ulm, fillon procesi ndaj shqiptarit 46 vjeçar i cili akuzohet se e ka mbytur me çekiç dhe pastaj e ka fundosur në një liqen, nipin e tij.

Siç ka bërë të ditur prokuroria të premten, ajo e akuzon personin në fjalë se e ka kryer vrasjen  në mënyrë të pabesë dhe i shtyrë nga motivet e ulëta, shkruan dpa.

Motivi i vrasësit, sipas prokurorisë, ka qenë hakmarrja. Si shkak për krimin e bërë ka qenë një vrasje e kryer në Shqipëri në vitin 2000, transmeton albinfo.ch.

Viktima e fundit, me qëndrim në Nordrhein-Westfalen ka qenë nipi i personit që kishte kryer vrasjen në vitin 2000.

Vrasësi me qëndrim në Göppingen, sipas prokurorisë e kishte mbytur viktimën duke e goditur shumë herë fuqishëm në kokë. Pastaj ai e ka mbështjellë trupin e pajetë me një folie plastike, ia ka lidhur një peshë betoni dhe e ka hedhur në liqe, ku pastaj. nga fundi i majit të vitit 2017 qe gjetur kufoma.

Procesi gjyqësor pritet të zgjasë 33 ditë  thotë prokuroria ndërsa një vendim përfundimtar gjyqësor mund të merret nga janari i vitit 2019.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles