24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Flora Brovina: Adem Grabovci më ka kërkuar falje disa herë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, i cili ishte protagonist i përgjimeve të publikuara në media, ka folur në ‘Frontal’ pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto e ku shumica e zyrtarëve të përfshirë i përkasin Partisë Demokratike të Kosovës. Ai u ka kërkuar falje Flora Borvinës dhe Jakup Krasniqit që ishin ndër të përmendurit në përgjimet e publikuara.

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina ka folur për Express për këtë veprim të Grabovcit. Ajo ka thënë se e vlerëson kërkim-faljen e tij dhe tregon se deri tash ka marrë disa herë kërkim-falje nga ish-kolegu i saj.

“E kam pritur që këtë do ta bëjë një ditë zotëri Grabovci. Më vjen mirë që e ka bërë këtë edhe publikisht. E vlerësoj shumë, edhe pse kur kanë dalë përgjimet jam ndier e ofenduar.  Privatisht më ka kërkuar falje disa herë dhe me ka thënë se është ndier keq. Por, edhe atëherë e edhe tani e mendoj se Adem Grabovci se ka bërë këtë më qëllim”, ka thënë Flora Brovina.

Ajo nuk ka dashur shumë të flas për aktakuzën që i është ngritur sot për aferën “Pronto”, veç se ka thënë për këtë duhet të vendos drejtësia.

“Nuk kam çka them për ngritjen e aktakuzë. Këtu nuk mund të përzihem unë. Aty flet vetëm drejtësia”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles