24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Paradoks: Thaçi-Bërnabiq edhe “fotografi familjare”, e Spanja e refuzon Kosovën!

Përderisa Bullgaria po përgatitet për samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në më 17 maj, që do t’i ketë prezent udhëheqësit e shteteve të Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, Sofja ka kuptuar se jo të gjithë të ftuarit mund të mos ulën në të njëjtën tryezë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy i ka thënë homologut të tij bullgar, Bojko Borisov që ka një problem rreth pjesëmarrjes në samitin në Sofje, arsyeja është pjesëmarrja e Kosovës.

Bullgaria, e cila mban Presidencë e Këshillit të BE-së, planifikon të presë udhëheqësit e 27 vendeve të mbetura të BE-së dhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.

Sipas analizës së portalit “Euroaktiv”, kryeministri spanjoll, Rajoy tha se mund të ishte i pranishëm vetëm në darkën joformale të vendeve anëtare të BE më 16 maj, një ditë para samitit të Sofjes, por për të nesërmen ai tha: “Kemi një çështje të rëndësishme. Disa flasin për zgjerim me vendet që nuk njihen, përfshirë Spanjën. Kjo na shkakton disa shqetësime”.

Serbia nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në ditën e dytë të samiti. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq njoftoi se Beogradi do të presë për të parë se si po rrjedhin gjërat më pas të vendos, shkruan lajmi.net.

Paradoksi është se Beogradi dhe Prishtina tani kanë më pak vështirësi në komunikimin se disa shtete anëtare kur është fjala për Kosovën. Bërnabiq dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tashmë janë takuar nën patronazhin e BE. Ka pasur samit me krerët e Ballkanit Perëndimor në kornizën e BE-së, duke përfshirë Kosovën, madje edhe “fotot e familjes” të liderëve, por asnjëherë me të gjitha shtetet anëtare, thotë analiza.

Takimi i fundit kur të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan së bashku ishte në Selanik në vitin 2003, me 15 vendet anëtare të BE. Por në atë kohë Kosova ishte një protektorat ndërkombëtar dhe u përfaqësua nga një zyrtar i OKB-së.

Ministrja e jashtme  bullgare, Ekaterina Zaharieva tha më 5 prill se të gjitha vendet përveç Spanjës kishin konfirmuar praninë e tyre në takim.

Nikoqiri do të jetë kryeministri Bojko Borisov, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker. Shefja e  Punëve të Jashtme Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, Komisioneri i Zgjerimit të BE, gjithashtu do të jenë të pranishëm.

Institucionet e BE besojnë se do të jetë e mundur të zgjidhet debati i Kosovës pasi negociatat e pranimit të Serbisë hyjnë në xhiron e fundit dhe, si hap i fundit, Beogradit i kërkohet të njohë Prishtinën.

Është më pak e qartë se çfarë është strategjia për vendet si Spanja përballë Kosovës dhe nëse pranimi i saj në BE është i mundur fare, madje edhe në afat më të gjatë, thuhet më pas në artikull.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles