18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ja sa vjet burg rrezikojnë të dënohen të akuzuarit në aferën “Pronto”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave të dyshuar për aferën e njohur si “Pronto”. Pjesë e aktakuzës janë dy ish-shefat e GP të deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci dhe Zenun Pajaziti, ministri i Inovacionit Besim Beqaj, Fatmir Shurdhaj, Njazi Kryeziu dhe të tjerë zyrtarë të të njëjtës parti.

Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

Por, sa është denimi që parasheh ky nen i Kodit penal të Kossovës? Sipas Kodit penal, Neni 193 ka të bëjë me “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”. Andaj, kur vepra penale, sipas këtij neni, kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet, shkruan lajmi.net.

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, Agjencitë për zbatimin e ligjit si dhe mediat dhe shoqëria civile.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës,duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

Është bërë e ditur se të akuzuar janë Adem Grabovci, Besim Beqaj e Zenun Pajaziti. Ose gjithsejtë 11 persona.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles