18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Së pari të ndryshoj buxheti për Kosovën, pastaj të ndërrohet Qeveria

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka analizuar të hyrat e vendit gjatë viteve të fundit.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se së pari duhet të ndryshojë buxheti, e pastaj Qeveria.

Ky është postimi i plotë:

Në Kosovë nuk është e vërtetë se ndërrohen qeveritë.

Buxheti i Kosovës është tejet i ngjashëm nga viti në vit: gati gjysma paga e mëditje dhe mallra e shërbime, çereku shpenzime kapitale (3/4 aty në asfalt) si dhe po aq subvencionet e transferet.

Të hyrat vetanake të komunave të Kosovës (gjysma prej të cilave tatim në pronë) nuk janë as 50 milionë euro në vit. 30 herë më shumë janë të hyrat tatimore e të cilat përbëjnë mbi 2/3 e të hyrave buxhetore (me ç’rast afër 90% të tyre janë tatimet indirekte: TVSh, dogana dhe akcizë).

Në vitin 2017 nuk pati fare të hyra nga fitimet e nxjerra nga korporatat përmes dividentave.

Ndërkaq, tatimi në të ardhurat e korporatave ishte 75 milionë euro apo vetëm 5% e të hyrave tatimore.

Zhvillim ekonomik? Rrugëtim evropian? E pamundur me këtë strukturë dhe me këso shifrash.

Është e vërtetë se në Kosovë duhet të ndërrojë qeveria.

Sepse, duhet të ndryshojë buxheti: të hyrat dhe shpenzimet, planifikimi dhe realizimi i këtyre, gjithnjë në dritën e një vizioni zhvillimor socio-ekonomik për të ardhmen, e jo nën hijen e një administrimi dembel për mbijetesë në tashmen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles