9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria përkohësisht heq dorë nga ndërtimi i ambasadës në Prishtinë

Shqipëria është tërhequr përkohësisht nga kërkesa për ndërtimin e ambasadës në parcelën e lulishtes së “Hortikulturës”, që ndodhet në rrugën “Fehmi Agani” te “Qafa”. Megjithëse në Ambasadë nuk kanë dashur të flasin për këtë gjë, në Komunën e Prishtinës e kanë konfirmuar tërheqjen.

Dy vjet më parë, kreu komunal Shpend Ahmeti kishte thirrur seanca të jashtëzakonshme për t`ia ndarë Shqipërisë këtë parcelë, porse vendimi ishte kundërshtuar nga ana e LDK-së. Ky kundërshtim ishte bërë me arsyetimin se në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës në Prishtinë, kjo parcelë ishte dedikuar për ndërtimin e selisë së LDK-së, shkruan sot Koha Ditoer.

Sipas ish-kryesuesit të Kuvendit, tani shef i kuvendarëve të LDK-së, Halim Halimi, kërkesa e asokohshme kishte dy probleme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles