15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mohimi i Spanjës ndaj Kosovës ‘turbullon’ Serbinë, e pavendosur për pjesëmarrje në Samitin e Sofjes

Është thënë se disa vende anëtare të BE-së të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës mund të mungojnë në Samitin e Ballkanit Perëndimor për shkak të pranisë së Kosovës, mirëpo ende nuk dihet se si do të veprojë Serbia.

Nëse vendos të përgjigjet dhe të pranojë të jetë prezente do të bënte gabim, por edhe nëse nuk do të shkonte në këtë tubim evropian prapë do të ishte gabim. Kjo me sa duket është e qartë për udhëheqjen e shtetit serb, i cili tani për tani nuk ka ndonjë qëndrim të qartë nëse Serbia duhet të përgjigjet ose ‘të kalojë’ ngjarjen, shkruan ‘Blic’.

“Në këto momente nuk mund të përgjigjem ka kohë deri më 17 maj dhe para kësaj do të ketë takime shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Presioni i Spanjës, Rumanisë dhe Qipros

Spanja ka mohuar në mënyrë të përsëritur pjesëmarrjen e Kosovës, ndërsa Rumania dhe Qipro i janë bashkuar, secila për shkak të interesave të saj. Kjo është një nga arsyet pse Serbia është ende e pavendosur.

Stefan Surliq nga Fakulteti i Shkencave Politike, i ka thënë ‘Blicit’ se Serbia është në pozitë të palakmueshme. Sipas tij, nëse Kosova paraqitet si shtet, do të dalë që Qiproja, Rumania dhe Spanja janë më të shqetësuara për qëndrimin e Serbisë sesa vetë ajo.

“Megjithatë në qoftë se Serbia dhe Kosova janë të pranishme në të njëjtin takim, nuk do të ishte një precedent pasi që përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës janë takuar në ngjarje të ngjashme”, është shprehur Surliq.

Ai ka theksuar se paraqitja e Kosovës si shtet nuk do të jetë problem vetëm i Serbisë por edhe i pesë vendeve tjera anëtare të cilat nuk e kanë njohur atë.

Formati ende i panjohur

Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme, Aleksandra Joksimoviq ka deklaruar se është herët për të folur rreth detajeve pasi që është e paqartë se në çfarë formati do të mbahet takimi në Sofje.

“Interesi i Serbisë për të marrë pjesë për shkak të Strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor është vënë në fokus dhe i jepë mundësi e ritëm më të shpejtë drejt integrimeve evropiane”.

Ndërkohë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se krijimi i AKS-së varet edhe nga Samiti i Sofjes ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se do të analizojnë mirë situatën.

Do të ishte një turp..

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott tha dje se do të ishte një turp nëse do t’i lejonin çështjet politike të ndërhynin në këtë proces.

Presidenca bullgare ka deklaruar se puna rreth organizimit të Samitit është duke vazhduar dhe se parimi i neutralitetit të statusit të Kosovës do të respektohet.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles