15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi dekoroi ambasadorin Kai Eide me Medaljen Presidenciale

residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur diplomatin norvegjez dhe ish të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2005, ambasadorin Kai Eide.

Për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, presidenti Thaçi e dekoroi ambasadorin Eide me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Thaçi ka thënë se të gjitha sukseset e Kosovës, që nga liria deri te shtetndërtimi, janë ndërmarrje e përbashkët e popullit të Kosovës dhe miqve të shumtë që i ka Kosova në tërë botën.

Nga ana tjetër, ambasadori Kai Eide ka thënë se është i nderuar me vizitën dhe dekoratën presidenciale, si dhe ka përgëzuar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për të arriturat në dy dekadat e fundit.

Raporti i ambasadorit Eide mbi situatën politike në Kosovë për Sekretarin e atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, rezultoi me fillimin e negociatave për definimin e statusit – proces që përfundojë me pavarësinë e Kosovës, thuhet në komunikatën për media.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles