16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ramushi: Dëbimi i gylenistëve, aksident i Kosovës – kërkova mirëkuptim nga BE-ja e SHBA-ja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se arrestimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë, për t’u dëbuar më pas në Turqi – ku ata akuzohen për  terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit – ka qenë “aksident i Kosovës”.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka bërë shumë përparime në rend dhe ligj, dhe se skandali me gylenistët “ka qenë një gabim, një aksident i Kosovës”.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se ka biseduar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas këtij rasti.

“I kam siguruar institucionet e BE-së, Uashingtonin, se ishte gabim”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

“I kam lutur ta mirëkuptojnë Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE-së”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, nuk është e thjeshtë situata, por nuk duhet të dobësohemi në perspektivën para nesh.

Ai ka thënë se i ka dhënë sinjal BE-së dhe SHBA-së se Kosova po e korrigjon gabimin e bërë.

“Veprimi i menjëhershëm, me shkarkimin e dy përgjegjësve të institucioneve të rendit, mendoj se ka qenë një sinjal i fortë për BE-në dhe Uashingtonin se Kosova ka bërë gabim dhe po e korrigjon”, ka theksuar Haradinaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles