0.1 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Ramushi thotë se sot bëmë një hap më afër liberalizimit të vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e 39-të të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se ka emëruar bordin e “Trepçës” si dhe Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Sipas tij ky është një sukses i cili bënë pjesë në hapat drejtë realizimit të liberalizimit të vizave.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Pas miratimit të projektligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Kosova ka ndërmarrë hapin tjetër të domosdoshëm për liberalizimin e vizave, që garanton rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën.

Pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës ka procesuar pakon legjislative për sundim të ligjit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që është paraparë me Agjendën për Reformë Evropiane (ERA) dhe Raportin e Progresit për vendin, Kuvendi i Kosovës me procedurë të përshpejtuar ka miratuar këtë pako, në seancën plenare të mbajtur më 30/03/2018.

Janë miratuar ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit; Ligji mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike; Projektligji për azil; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt; Projektligji mbi Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore; Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim; Projektligji për meteorologji; Projektligji për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit; Projektligji për pajisjet nën presion dhe Projektligji për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Poashtu, sot në mbledhjen e 39-të të Qeverisë emëruam Bordin e “Trepçës” si dhe Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Kosova po i kryen punët e shtëpisë me dinamikë të shtuar. RH.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles