16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Challandes, krenar me futbollistët e tij

Kosova të martën mundi Burkina Fason me rezultat 2:0, derisa në takimin e kaluar mundi Madagaskarin 1:0.

Dy ndeshje me Kosovën, dy fitore, tre gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ky është bilanci i debutimit të trajnerit zviceran Bernard Challandes, në stolin e Kosovës, pas përfundimit të miqësoreve të marsit.

Challandes vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe theksoi se skuadra i është përgjigjur mirë, duke u treguar shumë kompakte, përcjell albinfo.ch.

“Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Burkina Fasos. Taktikisht futbollistët luajtën siç u kisha kërkuar përpara takimit. Jam shumë i kënaqur, por edhe shumë krenar për ekipin. Kemi bërë disa gabime, megjithatë duhet të theksojmë se zhvilluam një lojë shumë të fortë ndaj një ekipi shumë të mirë. Përsa i takon objektivave të Kosovës, nuk mund të jap një përgjigje fikse, por mund të them se kemi një skuadër shumë kompakte. Kam shumë besim tek e ardhmja”, deklaroi Challandes për Supersport.

Kosova të martën mundi Burkina Fason me rezultat 2:0, derisa në takimin e kaluar mundi Madagaskarin 1:0. Në përgjithësi kjo ishte fitorja e tretë radhazi në ndeshjet miqësore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles