24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Dëshpëron përsëri Shqipëria, humbet në Elbasan nga Norvegjia

Shqipëria ka dëshpëruar përsëri! Kombëtarja Shqiptare nuk ka arritur që të fitojë në Elbasan Arena kundër kombëtares se Norvegjisë, e cila gjatë shumicën së ndeshjes ishte më e mirë se djemtë e Panuccit.

Shqipëria ka dëshpëruar përsëri tifozët e saj.

Në Elbasan Arena Kombëtarja Shqiptare nuk ka arritur që të fitojë, derisa vetëm pas 60 minuta lojë ata kanë arritur që të krijojnë një rast për shënim dhe atë përmes mbrojtësit Arlind Ajeti.

Pjesa e parë përfundojë me dominim në posedim të Shqipërisë por që Kombëtarja Shqiptare asnjëherë nuk arriti që t’i ofrohej portës për të shënuar.

Në pjesë e dytë Shqipëria ja filloi më mirë takimit.

Mundësia e parë për të shënuar erdhi në minutën e 60, por Ajeti nuk arriti që topin ta përfundoi në rrjetë.

Pas kësaj Norvegjia u sul në sulm dhe nga një ndërprerje arriti që të shënoi golin e parë, në minutën e 70 të takimit me anë të Rosted.

Norvegjia ka mundur të rrit edhe njëherë epërsinë në minutën e 88, por ishte Strakosha që nuk lejoi që t’i ritundet rrjeta për të dytën herë.

https://youtu.be/uwiY_eXbmo4

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles