19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës: Do ta ndalojmë hyrjen e Vulinit dhe Gjuriqit

Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se njësitet e shtuara të Policisë janë dërguar në very, me qëllim që të zbatojnë vendimin e Minsitrisë së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, ministrit të Brendshëm në Serbi, Aleksandar Vulin dhe drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq nuk kanë të drejtë të hyjnë në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se conform këtij vendimi, do të lejohen të hyjnë në Kosovë, vetëm ata që kanë leje.

“Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë z.Vulin dhe z.Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për implementim të këtij vendimi. Sipas informacioneve dhe deklarimeve të vetë zyrtarëve serbë, të njëjtit kanë deklaruar se edhe përkundër vendimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës për ndalim të hyrjes së tyre, ata do të realizojnë vizitën e tyre të planifikuar në veri të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Policia e Kosovës, me qëllim të zbatimit të vendimit zyrtar të autoriteteve shtetërore, ka angazhuar njësi relevante policore të cilat do të veprojnë konform situatës në raport me vendimin e MPJ-së së RKS-së. Ndërsa do të ju lejohet hyrja vetëm personaliteteve të cilët do të kenë leje zyrtare të autoriteteve të shtetit të RKS-së, për të realizuar vizitat e tyre të planifikuara sipas kërkesës zyrtare”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles