9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti përqesh komunën e Shpend Ahmetit: Prishtina, xhungël

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë sot se Prishtina është kthyer në xhungël betoni.

“46.000 ndërtime ilegale e kanë kthyer Prishtinën në njëfarë xhungle prej betoni”, tha Albin Kurti në diskutimin me temën “Tranzicioni, Lëvizjet Shoqërore dhe Rrënimi Urban”, të organizuar nga Qendra Multimedia, ku panelistë ishin edhe filozofi kroat Srecko Horvat dhe shkrimtarja serbe Sasha Savanoviq.

Duke folur për ndërtimet pa leje, Kurti tha se në Prishtinë është “situatë e komplikuar”.

“Të flasim specifikisht, me numra: janë 46.000 ndërtime ilegale në Prishtinë. E nuk i kemi edhe 46.000 familje që jetojnë në Prishtinë, që do të thotë se është “qytet ilegal”. S’është çudi që çdo raund zgjedhjesh cilido kandidat garon se cili do ta legalizojë më mirë qytetin”, shtoi Kurti.

Më tej, Albin Kurti theksoi se Vetëvendosja e ka luftuar “mafinë e ndërtimeve”, të cilën tha se nuk ka arritur ta shkatërrojë, por ka arritur ta zmbrapsë.
Kurti, po ashtu, deklaroi se vrasja e arkitektit Rexhep Luci ka qenë tragjedi për planifikim urban të kryeqytetit.

“Tragjedia ndodhi në vitin 2000 kur z. Rexhep Luci u vra. Ai ishte burrë shumë i ndershëm, arkitekt shumë i respektuar që ka qenë drejtor i Planifikimit Urban në Komunën e Prishtinës… Pas tij ndërtimet ilegale dolën si kërpudhat pas shiut”, theksoi ai.

Ndërsa, shkrimtarja beogradase, Sasha Savanoviq, e lexoi një pjesë të librit të saj “Prapë një jetë tjetër”, në të cilin, sipas saj, përshkruhet “një dashuri në kohën e kapitalizmit” apo “histori dashurie ku dashuria nuk mund të ndodhë”.
Ajo në këtë libër e përshkruan edhe degradimin urban, ku e përmend brendin “Beogradi – Tmerret e Postmodernes” që në libër e ka bërë kryeqytetin shumë të njohur për turistët.

“Gjithsesi në qytet më nuk kishte ndërtesa banimi, përveç atyre që shfrytëzoheshin si banesa për turistë apo u takonin kompanive private, numri i të cilave u rrit përnjëherë në tërë territorin e qytetit”, lexoi ajo.

Kurse, filozofi kroat, Srecko Horvat, foli rreth ndikimit të procesit të tranzicionit në arkitekturën e qyteteve, duke u ndalur edhe te Prishtina.
“Ajo çfarë mund të shihet shumë mirë në Prishtinë është se bashkë me tranzicionin ka ardhur edhe ristrukturimi urban. Që do të thotë privatizimi i diçkaje që është konsideruar si e përbashkët — si hapësirë e përbashkët”, tha ai.

Horvat foli edhe për organizimet politike në Kroaci që i kanë në qendër hapësirën publike dhe kundërshtimin e privatizimit, shkruan Kallxo.com.
“Hapësira publike u privatizua, kemi pasur protesta të mëdha, dhe në të njëjtën kohë edhe studentë që e kanë zaptuar, 20 fakultete u okupuan. Energjia e sektorit të OJQ-ve dhe grupeve të demokracisë së drejtpërdrejtë grupe të “të drejtës për qytet” u bë bashkë duke formuar parti politike”, tha Horvat.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles