12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Xhaferi e quan të tejkaluar idenë e shkëmbimit të territoreve

Talat Xhaferi, që është në krye të njërit prej institucioneve më të rëndësishme shtetërore në Maqedoni, e quan të tejkaluar idenë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan.

Ndonëse ka thënë se nuk flet prej këtij pozicioni, por prej atij të një njeriu që është gjatë në politikë, në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se nuk duhet menduar për ide të tilla.

“Mendoj se nuk është një ide e mirë të mendohet në atë drejtim. Mendoj se çështja në fjalë është e tejkaluar tash një kohë të gjatë dhe të menduarit i gjithë neve duhet të jetë integrimi drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Xhaferi.

“Ajo logjikë së paku për proceset integruese është e tejkaluar”, ka thënë ai.

Xhaferi ka treguar se fund të marsit do të takohen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë .

Si e ruajti qetësinë Talat Xhaferi në raport me Nikolla Gruevskin

23:46 – Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë për Interktiv të KTV-së, se para se se të vendosej në vazhdimin e seancës për miratimin e Ligjit të Gjuhëve, kishte lajmëruar gjithë opinionin edhe vendor edhe ndërkombëtar se mënyra e tejkalimit të kësaj situate është zbatimi i Kushtetutës dhe se nuk do të shqyrtoheshin amandamentet.

“Kjo për faktin se ato janë të bazuara në kompetenca jolegjitime, e jokushtetuese të kruet të shtetit se Ligji është jokushtetues, dhe arsyetimet që i jep për mosdekretim ndërhyjnë në çështjen e Parlamentit, dhe me pa të drejtë presidenti bëhet partnerë i procedurave ndaj ligjvënësit që është në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Xhaferi.

“Kam qenë i koncentruar në atë që ka qenë detyrë parësore e imja. Detyrë parësore e imja ka qenë që të menaxhojë me rrjedhën e seancës së Kuvendit. Mënyra se si sillen deputetët nuk më përgjigjen mua si kryetar i Kuvendit, është çështje e etikës dhe moralit të deputetit. Unë thjeshtë kam qenë i përqendruar për punën time dhe nuk kam pranuar që të jem i dekoncentruar për të çuar deri në fund procedimin e Ligjit, pavarësisht atyre pamjeve kërcënuese”, ka thënë Xhaferi.

Ai tha se nuk ka pasur ofendime verbale nga ana e NIkolla Gruevskit as gjatë kohës sa ishin në këmbë, por as nga ana e tij.

“Ai tha se përse e bëj këtë, e unë e udhëzoj që të lëshojë vendin sepse nuk guxon të ngjitet në vendin se ku qëndroj unë. Për këtë para urdhëruar sigurimin se askush nuk guxon të hyjë brenda, derisa nuk ka kontakt fizik me njëri – tjetri. Afrimi aty ka qenë sinjal që sigurimi të futet brenda. Unë nuk dëshiroj që të përsëriten skena kur sigurimi me forcë nxjerrë deputetët jashtë”, ka thënë Xhaferi.

Ai thotë se për sa të jetë ai kryetar nuk do të lejojë që të përsëriten skena të atilla. Ndoshta, thotë ai, opozita e tanishme ka dashur një përsëritje të situatës kur deputetët nxjerrin jashtë deputetët.

“Duke llogaritur në personalitetin tim të vrullshëm kanë mundur të llogarisin se unë do të përfshihem në një punë të tillë, por unë e pata përgatitur veten edhe në aspekt psikologjik”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi thotë se ka pritur që do të ketë reagime të tilla nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, por më së paku ka pritur që rolin prijës ta marrë vetë Gruevski.

“Unë nuk jam shqetësuar fare për atë punë”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka thënë se nuk pret që të gjithë qytetarët në Maqedoni të mirëpresin Ligjin.

35 mijë e 569 amandamentet që i kërkonte VMRO-DPMNE-ja do të bllokonin gjithë punën e Kuvendit

23:37 – Xhaferi ka treguar se VMRO-DPMNE propozoi saktësisht 35 mijë e 569 amandamente, prej të cilave 33 mijë 874 amandamende për nenin 22 që kanë të bëjnë me gjobat, duke menduar kësisoj ta pengojnë miratimin e Ligjit.

“Nga të gjitha analizat që kam bërë, dilte se po që se parlamenti futej në ndryshimin e këtyre amandamenteve, i binte se parlamenti do të duhej të punonte 300 ditë pune nga 10 orë vetëm për këtë punë, pa pushim e pa llogaritur ditët e festave. Opozita futej në një fazë kur më jo vetëm se do të bllokohej puna e Ligjit, por do të bllokohej puna e Kuvendit, dhe me këtë Maqedonia futej në një krizë të re parlamentare e politike që nuk i kontribuonte askujt, e më së paku shtetit dhe qytetarëve”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi tregon se si shkoi e gjithë rruga e miratimit të Ligjit për Gjuhët

I pari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, po e sheh si punë të kryer, së paku sa i përket procedurave parlamentare çështjen e Ligjit për Gjuhët.

“Tash topi është në tavolinën e presidentit Ivanov. Do të zgjedhë që të shkelë Kushtetutën apo që të respektojë atë”, ka thënë Xhaferi në Shkup, në një intervistë për Interkativ të KTV-së.

Xhaferi thotë se është duke shikuar e hulumtuar pasojat që mund të sillte mosnënshkrimi i mundshëm i Ligjit nga presidenti.

“Për ne është çështje e mbyllur. Patjetër se do të shpallet edhe në Gazetën Zyrtare brenda afatit”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka thënë se Ligji bazohet në nenin 5 të Kushtetutës.

Në një intervistë për KTV-në kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shpjeguar mënyrën e menaxhimit të situatës. Ai ka treguar se diskutimet për këtë ligj qenë bërë që kur Nikolla Gruevski, që kishte fituar zgjedhjet dhe kishte marrë nga Presidenti mandatarin për të formuar Qeverinë nuk po arrinte ta bënte një gjë të tillë, e në anën tjetër partitë shqiptare ishin rreshtuar për krah Zoran Zaevit që kishte garantuar përkrahjen ndër të tjera edhe për Ligjin për Gjuhët. Xhaferi që vjen nga radhët e BDI-së ka kujtuar gjithashtu se me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit kishte një dakordim për po këtë ligj për gjuhët, por se nuk kishin arritur të merreshin vesh për statusin e Prokurorisë Speciale të shtetit.

“Në diskutimet e më pastajme me LSM-në e zotit Zoran Zaev, dy blloqet politike janë marrë vesh që pjesë e programit qeverisës të jetë edhe Ligji për Gjuhët. Edhe pse ishte paraparë që 100 ditëshin e parë të miratohej Ligji, rezultoi që nuk kishte mundësi procedurale që të bëhet kjo, dhe pat arsye. Me tu formuar trupat punues u arritën kushtet që Ligji të procedohej tutje. Në shtator të vitit 2017 ligji ka hyrë në agjendë dhe ka kryer të gjitha procedorat e nevojshme. Debati vazhdoi deri më 11 janar të vitit rrjedhës, me çka shumica parlamentare e votoi me 69 vota pro në votimin e përgjithshëm, dhe në votimin e dyfishtë me 27 vota nga prezentët dhe më këtë u përmbyll procedura në Kuvend dhe Ligji i shkoi Presidentit”, ka thënë Xhaferi, teksa shton se e dinte se kreu i shtetit nuk do ta nënshkruante Ligjin.

Brenda afatit ligjor ne kemi kthyer sërish në procedurë Ligjin.

Xhaferi ka thënë se nuk trembet nga mundësia e padisë nga VMRO-DPMNE për shkelje në miratimin e Ligjit për Gjuhët.

“Është e drejtë e çdo kujt që të mendojë çfarë të dojë. Nëse mendojnë se kam shkelur Ligjin le t’i drejtohen procedurave gjyqësore. Pse të lodhem unë për atë punë, nuk kam pse të lodhem”, ka thënë Xhaferi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles