Në interpelancën e Ramush Haradinajt, për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Deharin e çoi në vdekje politika e ulët për ardhje në pushtet me çdo mjet e Albin Kurtit.
“Për një gjë pajtohem me Albinin se në vdekje e çoi Astrit Deharin politika e ulët e juaja Albin”, tha ai.
Sipas tij, institucionet e Kosovës do bëjnë çdo përpjekje që ta vendosin drejtësinë në këtë rast, ashtu siç kërkon familja edhe me hetim ndërkombëtar. Ai tha se qytetarët dhe çdo familje ka të drejtë dhe dëshiron të dijë të vërtetën.