8.9 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

spot_img

Kthehet Messi, Barcelona kërkon ta eliminojë Chelsean për një vend në çerekfinale

Barcelona e mirëpret Chelsean sonte në “Camp Nou” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes tyre mbaroi baras 1-1 në “Stamford Bridge”, dhe sonte të dy palët do të japin gjithçka nga vetja për ta siguruar një vend në çerekfinale.

Barcelona futet në këtë ndeshje në pozitë më të volitshme se skuadra e Antonio Contes, sepse ka përparësinë e stadiumit dhe golit të shënuar si mysafir.

Ernesto Valverdes i kthehet Lionel Messi, i cili mungoi në fundjavë kundër Malagës në La Liga për shkak të lindjes së fëmijës së tretë, ndërsa Philippe Coutinho nuk ka të drejtë të luajë në këtë garë, pasi ka luajtur paraprakisht këtë sezon për Liverpoolin.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Vidal, Umtiti, Pique, Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; L. Suarez, Dembele, Messi.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Courtois; Rudiger, Christensen, Azpilicueta, Alonso, Zappacosta; Kante, Fabregas, Hazard, Willian; Morata.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles