Në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, u përurua romani D11 i zhanrit spiunazh, nga autori, Driton Smakaj. Ngjarja zhvillohet në Francë, Itali në disa vende tjera dhe në Kosovë.
Në këtë roman protagonist janë figurat e koduara të shërbimeve inteligjente që kanë pasur dhe sot kanë ndikim në historinë tonë si komb.
Romani përshkruan Kosovën e pasluftës ku zbulohet pasuri e madhe nëntokësore dhe disa shqiptarë fillojnë ta shesin ilegalisht për interesa personale. Personazhet janë të jetës së përditshme.
Ky roman u vlerësua lartë deri në superlativ nga shkrimtarët dhe kritikët letrarë.
Ky është libri i katërt i botuar nga Driton Smakaj i cili jeton prej kohësh në Budapest të Hungarisë. Ai është magjister i ekonomisë dhe punon në korporatën amerikane më të madhe në botë, ExxonMobile./Prishtinapress.eu