Postimi i plotë:
Qytetarët tanë duhet të trajtohen njësoj profesionialisht nëpër të gjitha klinikat dhe spitalet që kemi në vend. Për ta avancuar këtë praktikë, sot kam nënshkruar edhe 4 udhërrëfyesit tjerë klinikë në lëmitë e shëndetit riprodhues, shëndetit publik dhe kujdesit parësor.
Përmes tyre, ne do të bëjmë standardizimin dhe unifikimin e trajtimit të pacientëve për sëmundje të ndryshme nëpër klinikat dhe spitalet tona në tërë vendin. Bashkë me dy udhërrëfyesit që kemi miratuar ditë më parë, këta janë gjashtë udhërrëfyesit e parë naciona
lë për profesionistët tanë shëndetësorë. Pres nga të gjithë profesionistët shëndetësorë, te të cilët gjejnë zbatueshmëri këto dokumente, t’i shfrytëzojnë ato në punën e tyre të përditshme profesionale.