4.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Fillojnë Javët e Frankofonisë në Kosovë

Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës dhe Aleanca franceze e Prishtinës, kanë filluar sot zyrtarisht të organizojnë Javën e Frankofonisë më datë 07 deri më 31 mars 2018.

Me rastin e hapjes së Javëve të Frankofonisë në Kosovë, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Rejhane Vuniqi tha se është kënaqësi për të, që të festoj Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë, që sot po e fillojmë dhe se do të  festohet përgjatë gjithë muajit me aktivitete të shumta kulturore.

‘’Falënderojë Ambasadën e Francës, Ambasadën e Zvicrës dhe të Luksemburgut, Zyrën ndërlidhëse të Belgjikës, Komisionin Evropian dhe veçanërisht Aleancën franceze, që  me kaq shumë përkushtim punojnë, për t’i ofruar shoqërisë kosovare një program me  filma, shfaqje teatrale, konferenca, takime letrare, koncerte, zbukurojnë këtë vend me tingujt e bukur të gjuhës frënge’’, tha zëvendësministrja Vuniqi.

 

Ajo tha se Ministria e Jashtme është e përkushtuar  të mbështetë aktivitetet e javëve të Frankofonisë, dhe do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm në mbështetjen   e projekteve   që promovojnë vlerat, kulturën dhe gjuhët frankofone.

‘’Shfrytëzoj rastin të përgëzoj sërish anëtarësimin e Universitetit të Prishtinës Agjencinë Universitar të Frankofonisë në vitin 2017, si dhe hapjen e Qendrës Universitare Frankofone e cila u inaugurua një muaj më parë. Për më tepër, të rikujtojmë që në 2017, u hap shkolla e parë frankofone në Kosovë, e cila ka pranuar 22 nxënës që nga Shtatori 2017, dhe ofron mësim cilësor të bazuar në plan programin e akredituar kombëtar francez. Uroj që kjo shkollë të vazhdoj punën me sukses, dhe të prodhojë sa më shumë frankofon të rinj kosovar.  Gjithashtu dëshiroj te veçoj  bashkëpunimin në fushën e zhvillimit ekonomik dhe bizneseve, nëpërmes te Klubit te Bizneseve Frankofone në Kosovë – KOCAF, qe inaugurua në vitin 2017 me qëllim të intensifikimit të lidhjeve ekonomike midis vendeve frankofone dhe Kosovës, për të lehtësuar projektet e investimeve të kosovarëve në vendet frankofone si dhe të bizneseve frankofone në Kosovë’’ tha Vuniqi.

Zëvendësministrja Vuniqi tha se Kosova krenohet me statusin e saj si anëtarëve vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga 2014, dhe është e përkushtuar fuqishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Organizatën, si dhe me shtetet anëtare të saj. Ajo rikujtojë që në Konferencën e Ministrave të Frankofonisë që u mbajt në Paris në nëntor 2017, Kosova pranoi njohjen nga shteti i Madagaskar.

Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Sh.T.Z Didier CHABERT, falënderoj të gjithë për kontributin në organizimin e Javës së Frankofonisë në Kosovë duke përshëndetur përpjekjet e Kosovës për aktivitetet e sidomos Ministrinë e Punëve të Jashtme duke shtuar se vet prania e zëvendësministres së Jashtme të Kosovës, Rejhane Vuniqi, tregon përkushtimin dhe angazhimin që kjo Ministri ka.

Edhe diplomatët e Zvicrës dhe Belgjikës shprehen falënderimin e tyre për Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjegjësisht zëvendësministren Vuniqi për angazhimin në mbështetje të kësaj ngjarje.

Gjatë këtij muaji do të ketë ngjarje të ndryshme artistike dhe kulturore që do t’i mundësojnë publikut të vlerësojë dinamizmin e rrjetit frankofon dhe pasurinë e gjuhës frënge dhe kulturës frankofone. Si dy ngjarje kryesore pritet të jenë ‘’Java e shijes’’ dhe ‘’Pranvera e Poetëve’’.

Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë nga viti 2014.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles