19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Nisma Socialdemokrate bëri homazhe në Prekaz

Në 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate , Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga drejtues, deputetë, ministra, zëvendësministra dhe anëtarë të NISMA’s, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në shenjë nderimi dhe përuljeje ndaj veprës së familjes Jashari, me në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Po ashtu delegacioni i NISMËS vizituan edhe familjen Jashari, ku u priten nga përfaqësuesi i kësaj familje, Rifat Jashari.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi u shpreh se Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe brezi i tij i kanë dhënë shumë vendit, derisa gjenerata e re ka për detyrë ta vazhdojë këtë rrugë, duke synuar krijimin e perspektivave të reja për kombin tonë.

“Adem Jashari është Skënderbeu i bashkëkohësisë sonë. Çdo anëtar i familjes Jashari i rënë në luftimet e 5, 6 e 7 Marsit 1998, duhet të shpallen, Dëshmorë dhe Heronjë”, tha ndër tjera Kryetari Krasniqi.

Ndërsa, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, falënderoi delegacionin e Nismës për vizitën, duke uruar që vitet e ardhshme të na presin më të bashkuar në kauzat kombëtare.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles