24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Policia arreston një person për shkak se largoi prindërit e tij nga shtëpia

Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan me 05 mars 2018 rreth orës 12:00 ka pranuar një ankese të paraqitur nga dy prindërit shqiptar shtetas të Kosovës me banim në Gjilan se i dyshuari (1983), djali i tyre në vazhdimësi i ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij me të cilët jeton në bashkësi familjare, ku pas një kohe edhe i ka larguar nga shtëpia.

Njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku pas arritjes tek shtëpia, i njëjti ka refuzuar tu bindet urdhrave të oficerëve policor. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion.

I dyshuari, edhe në stacionin policor ka vazhduar të ketë sjellje agresive dhe kërcënuese, për çka edhe është kontrolluar nga mjeku psikiatrik dhe ju ka ofruar edhe ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal-Gjilan.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si ,,Ngacmim” gjersa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles