6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mogherini: Është koha për të mbyllur plagët e së kaluarës dhe të merren hapa të rinj

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se është koha për të mbyllur plagët e së kaluarës dhe për të ndërmarrë hapa të rinj për të garantuar stabilitet në rajon dhe në mbarë Evropën.

Duke folur rreth çështjes së Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, ajo, në një opinion të saj ka shkruar se “është koha për të mbyllur plagët e së kaluarës dhe për të ndërmarrë hapa të rinj për të garantuar stabilitet në rajon dhe në mbarë Evropën”.

Mogherini, të mërkurën i ka bërë një vizitë Kosovës, bashkë me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Komisionerin, Johannes Hahn.

“Ne këtë e diskutuam me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Por edhe me një grup të rinjsh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile, në një diskutim të hapur dhe të sinqertë”, shkruan Mogherini.

Mogherini thotë se “në muajt e ardhshëm ata kanë dhe ne kemi një mundësi për t’i dhënë fund ndarjeve të Evropës dhe për të bashkuar kontinentin tonë”.

Gjithashtu, ajo ka shkruar edhe për krizën në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri dhe vizitat e takimet që ka pasur me liderët e tjerë nga bota.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles