18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ky ishte ekipi i LDK-së që vizituan Prekazin pas masakrës së familjes Jashari (Foto)

Sot janë bërë 20 vite nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku ka publikuar një fotografi nga kohët e kaluara ku tregon se kush ishte pjesë e ekipit të LDK-së që vizituan Prekazin pas masakrës së familjes Jashari, transmeton Indeksonline.

Maloku ka thënë se fotografia ishte shkrepur si rrufe në mbarë botën dhe ky ishte fillimi i fundit të regjimit serb.

Ky është postimi i plotë:

Ky ishte ekipi i LDK-së që vizitoi Prekazin pas masakrës së Familjes Jashari. Këto fotografi të viktimave të masakrës që u prezantuan në konferencë të jashtëzakonshme nga Babi im Enver Maloku, e të shkrepura nga aparati i Ilaz Bylykbashit, u shpërndanë si rrufe në mbarë botën. Ky ishte fillimi i fundit të regjimit serb.

Lavdi dhe përjetësi për të gjithë heronjtë e këtij vendi!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles